TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Janar 2025, 19:00

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, ekzekutohet brenda makinës 30-vjeçari!

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, ekzekutohet brenda

Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri pranë një karburanti në Novoselë të Vlorës.

Një tjetër atentat është regjistruar në vendin tonë, kësaj radhe në qytetin e Vlorës. Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri pranë një karburanti në Novoselë të Vlorës.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por sipas informacioneve rreth orës 18:15 në autostradën Fier-Vlorë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinë së 30-vjeçarit të identifikuar si Kristjan Makru nga Rrësheni, i cili ka humbur jetën.

Ndërkohë që policia mësohet se ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit, si dhe identifikimn e kapjen e autorëve. 

"Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", njofton policia. 

Lini një Përgjigje