Pas afro 1 km, makina e 30-vjeçarit ka përfunduar duke u përplasur me bordurat mbrojtëse të autostradës.
Zbardhet dinamika e atentatit të ndodhur këtë mbrëmje në Vlorë, ku u ekzekutua me armë zjarri një 30-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur përgjatë autostradës Vlorë-Fier, pranë një karburanti në Novoselë. Viktima u identifikua si Kristian Marku, nga Rubiku.
Sipas informacioneve, ai ka qenë duke lëvizur me një makinë tip “Volkswagen”, por pranë tij është afruar një makinë tip “Benz” dhe nga krahu i pasagjerit është hapur breshëri zjarri, duke qëlluar në drejtim të tij.
Mësohet se të shtënat kanë zgjatur për afro 1 km, ku i riu ka tentuar të shmanget, por pa ja dalë dot. Pas afro 1 km, makina e tij ka përfunduar duke u përplasur me bordurat mbrojtëse të autostradës. Më pas autorët kanë vijuar drejt dhe afro 2 km larg vendit të ngjarjes kanë djegur makinën buzë autostradës.
Kristian Marku rezulton si person me precedentë penalë. Po ashtu njihej dhe me emrin Kristi Bardhi. Më herët ai është hetuar si i përfshirë në një atentat, i mbetur në tentativë. Teksa është proceduar për armëmbajtje pa leje dhe për një incident të ndodhur disa muaj më parë ku ai bashkë me miqtë e tij kanë dhunuar rojën e një karburanti, pasi ka dashur të largohet pa paguar.
Po ashtu Kristian Marku dyshohet të jetë autor i ngjarjes së 26 Marsit 2023 të ndodhur në Rrëshen ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të Saimir Reçit.
"Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje