TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Janar 2025, 19:37

Ekzekutimi mafioz i 30-vjeçarit në Vlorë, gjendet e djegur makina e autorëve!

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi mafioz i 30-vjeçarit në Vlorë, gjendet e djegur

Vrasja e 30-vjeçarit në qytetin e Vlorës duket se ka qenë atentat mafioz, pasi makina e autorëve është gjetur e djegur disa metra larg vendngjarjes.

Një teknikë kjo që përdoret në stil të gjerë nga vrasësit profesionist në vendin tonë për të zhdukur gjurmët.

Automjeti i autorëve është gjetur duke u djegur në mes të autostradës disa metra nga vendi i atentatit, ndërkohë që policia po kërkon të zbulojë nëse janë lënë në makinë edhe armët e krimit.

Kujtojmë se në orën 18:15 në autostradën Fier-Vlorë, 30-vjeçari Kristjan Marku është qëlluar me breshëri kallashnikovi në ecje. I riu nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vend.

Vlen të theksohet se viktima më parë akuzohej për “Vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

Lini një Përgjigje