
Policia dyshon se në atentatin e Vlorës janë të përfshirë 3 ose më shumë persona.
Kristian Marku është qëlluar nga një makinë në lëvizje, nga krahu i pasagjerit. Pra minimalisht në të kanë qenë shoferi dhe atentatori.
Ndërkohë dyshohet se një person i tretë i ka pritur përgjatë autostradës, pasi ata dogjën ‘Benzin’ që përdorën në atentat dhe dyshohet se janë larguar me një makinë tjetër në drejtim të Fierit.
Në vendngjarje janë gjetur me dhjetëra gëzhoja, por për shkak se të shtënat kanë ndodhur në një distancë të gjatë dhe në atë zonë është errësirë totale, kjo e ka vështirësuar hetimin.
Lini një Përgjigje