TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Janar 2025, 10:57

Kokainë, heroinë dhe kanabis, çmontohet banda shqiptaro-italiane që trafikoi 8 milionë euro drogë nga Kolumbia në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Kokainë, heroinë dhe kanabis, çmontohet banda

Policia italiane ka çmontuar një bandë shqiptaro-italiane, e cila trafikonte drogë.

Hetimet çuan në identifikimin dhe goditjen e një grupi, të përbërë nga 15 persona që jetonin në provinca të ndryshme italiane, përfshirë 5 në Reggio Emilia, të cilët kishin krijuar një bandë të dedikuar në trafikun e drogës.

Sipas mediave italiane, grupi kriminal prej vitit 2020 importonte lëndë narkotike nga Shqipëria, Kosova, Ekuadori, Kolumbia dhe Holanda.

Më pas lënda narkotike shpërndahej në Itali. Të paktën 23 kilogramë kokainë, 6 heroinë, 80 hashash dhe 240 marihuanë me një vlerë prej 8 milionë eurosh janë shitur në qytete të ndryshme italiane.

Pjesë e grupit kriminal, sipas hetuesve, ishin dhe pjesëtarë të “Ndragheta-s”.

trafik droge

Lini një Përgjigje