TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Janar 2025, 11:33

Ngjarje e rëndë në Shkodër, qëllohet me thikë këngëtari i njohur

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje e rëndë në Shkodër, qëllohet me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku mësohet se një person është plagosur me thikë.

Mësohet se i plagosuri është këngëtari shkodran Ademir Fresku. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme pranë teatrit 'Migjeni' në qytetin e Shkodrës, rreth orës 11:00. Ende nuk dihet shkaku i konfliktit, ndërsa policia ka arrestuar 50-vjeçarin Gjergj Dardha, autor i ngjarjes.

"Një 30-vjeçar është plagosur me thikë në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 30-vjeçari Ademir Fresku, gjatë një konflikti të çastit, u qëllua me thikë nga një 50-vjeçar.

Fatmirësisht, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e 50-vjeçarit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit", njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje