TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Janar 2025, 11:25

Vrasja e Kristian Markut, policia shoqëron Saimir dhe Martin Reçin

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Kristian Markut, policia shoqëron Saimir dhe Martin Reçin

Mes të shoqëruarve për vrasjen e Kristian Markut janë Martin dhe Saimir Reçi. Policia shoqëroi ditën e sotme 4 persona në Rrëshen, si persona të cilët mund të kënë lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit.

Në mars të vitit 2023 Kristian Marku qëlloi me armë drejt makinës së blinduar të Saimir Reçit. Ata janë marrë në pyetje nga polica ndërsa pritet të zbardhet dëshmia e tyre.

30-vjeçari u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në autostradën Fier-Vlorë. Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek hakmarrja mes këtyre dy fiseve, ndërsa policia ka bastisur banesën e familjarëve të Kastriot Reçit në Rrëshen.

Dyshohet se autorët kanë qenë 3, të cilët i kanë zënë pritë në mbikalimin e Novoselës. Nga kjo pikë autorët e kanë ndjekur me makinë dhe më pas e qëlluan me një armë tip ‘Glock’, duke marrë 3 plumba në trup.

Autorët dogjën mjetin tip ‘Golf’ pak metra larg vendit të ngjarjes dhe më pas dyshohet se janë larguar drejt Fierit. Mjeti i autorëve ka qenë me targa të vjedhura, ndërsa brenda tij nuk është gjetur arma e krimit.

Kujtojmë se, Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit i vrarë me snajper në qendër të Rrëshenit në janar të vitit 2020.

6 muaj më pas, Kristian Markut i vrasin xhaxhanë në një atentat në Rrëshen. Ai u ekzekutua më 26 shtator 2023, sapo doli nga burgu, në lokalin e tij. Në tavolinë me të, u plagosën Indrit Bardhi, Ilir Bardhoku dhe Olti Gjini.

 

Lini një Përgjigje