
Zbardhen detaje të reja nga plagosja në Shkodër. Mësohet se tregtari Gjergj Dardha kishte shkuar disa herë i dehur në lokalin e 30-vjeçarit Ademir Fresku.
Mëngjesin e sotëm, ky e fundit i ka thënë se nuk do të shërbehet më, duke e paralajmëruar që të mos shkojë tek lokali i tij. 50-vjeçari, i cili ishte tregtar ka nxjerrë menjëherë thikën duke e goditur disa herë. Ademir Fresku, ishte gjithashtu edhe këngëtar.
"Një 30-vjeçar është plagosur me thikë në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 30-vjeçari Ademir Fresku, gjatë një konflikti të çastit, u qëllua me thikë nga një 50-vjeçar.
Fatmirësisht, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e 50-vjeçarit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje