TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Janar 2025, 12:20

U gjet i vdekur në oborrin e shtëpisë, 81-vjeçarit i konstatohen shenja në trup; dyshime se është vrarë

Shkruar nga Pamfleti

U gjet i vdekur në oborrin e shtëpisë, 81-vjeçarit i

81-vjeçari Xhemal Meta që u gjet i vdekur të hënën në oborrin e banesës së tij në Zall Bastar dyshohet se është vrarë.

Policia po heton dhe pistën vrasjes për 81-vjeçarin ndërkohë që pritet dhe ekspertiza mjeko ligjore për të përcaktuar saktësisht shkakun e vdekjes.

Dyshimet kanë ardhur pas shenjave të konstatuara në trupin e 81-vjeçarit.

“Me datë 13.01.2025, rreth orës 09:00, në Zall-Bastar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij shtetasi Xh.M, rreth 81 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës”, njoftoi dje policia.

vrasje

Lini një Përgjigje