TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Janar 2025, 14:02

Trafikoi 20 kg nga Shqipëria në Firence, arrestohet 58 vjeçari në Berat; pritet të ekstradohet drejt Italisë

Shkruar nga Pamfleti

Trafikoi 20 kg nga Shqipëria në Firence, arrestohet 58 vjeçari

Një 58-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Berat, me qëllim ekstardimin drejt Italisë. Bëhet fjalë për Fatmir Isollari alias Fatmir Cenka, i cili është dënuar me 7 vite burg nga autoritet italiane. 

Mësohet se 58-vjeçari ka qene pjesë e një oragnizatë që trafikoi 20 kg kokainë nga Shqipëria në Firence në vitet 2002-2003. 

"Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 23”.

I dënuar nga autoritetet italiane, me 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Berat dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 58-vjeçari.

Gjatë periudhës 2002-2003, kjo organizatë kriminale trafikoi 20 kg kokainë nga Shqipëria në Firence.

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera pas koordinimit të informacioneve me homologët e Policisë italiane, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 23”, u lokalizua në qytetin e Beratit, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

Fatmir Isollari alias Fatmir Cenka, 58 vjeç, banues në Berat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Apelit e Firences, Itali, në vitin 2023, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali", njofton policia. 

Lini një Përgjigje