
Prokuroria e Lezhës ka nisur hetimet për shefin e urgjencës së Kurbinit, pasi një i ri diagnostikuar me sëmundjen e miut ndërroi jetë.
Pas publikimit të ngjarjes në një emision investigativ ‘STOP’, pretendohet se mjeku Agron Lala ka neglizhuar trajtimin e viktimës. 59-vjeçari Agron Lala akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”.
“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin Agron Lala, 59 vjeç, banues në Laç, me detyrë shef i Urgjencës në spitalin e Kurbinit, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Nga materialet filmike të transmetuara në emisionin “STOP”, dyshohet se si pasojë e mosveprimit në kohë dhe sipas protokolleve spitalore, të 59-vjeçarit, ka humbur jetën në spital, pacienti, shtetasi F. L.. Në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, po hetohet për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat dhe përgjegjësitë mbi këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje