TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Janar 2025, 14:52

Punëtori në Berat humbi jetën në vendin e punës, arrestohet drejtuesja teknike e firmës; në kërkim administratori

Shkruar nga Pamfleti

Punëtori në Berat humbi jetën në vendin e punës,

Policia e Tiranës ka arrestuar 41-vjeçaren me inicialet I.Ç, pasi gjykata në Berat vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.

Mësohet se e arrestuara ishte drejtuese e firmës, ku humbi jetën në dhjetor të vitit 2024 një punonjës. Ky i fundit humbi jetën, pasi e zunë poshtë gurët e kalasë.

Ndërsa administratori i firmës së ndërtimit u shpall në kërkim, ndërsa policia po vijon punën për kapjen e tij.  

“Në vijim të kontrolleve, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Komisariati i Policisë Berat, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Tiranës, ndaloi shtetasen I. Ç., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi më datë 27.12.2024, Gjykata e Beratit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Më datë 17.12.2024, gjatë punës për rikonstruktimin e një objekti në lagjen “13 Shtatori”, humbi jetën shtetasin G. S., 47 vjeç, të cilin dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, nga firma e ndërtimit në të cilën ishte drejtuese teknike shtetasja e ndaluar, e zuri poshtë një masiv guri që u shkëput nga zona e kalasë.

Pas ngjarjes u arrestua investitorja për rikonstruksionin e objektit dhe u shpall në kërkim administratori i firmës së ndërtimit, për të cilin vijojnë kërkimet, me qëllim kapjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lini një Përgjigje