
I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka vijuar me dëshmitë e tij sot në GJKKO, duke treguar sesi ishte porositur për të vrarë persona, me urdhër të Erjon Alibeaj.
“Erjon Alibeaj kishte bërë një listë me dhjetë persona për t’i vrarë. Në krye të kësaj liste ishte Talo Çela dhe Emiliano Ramazani”, ka deklaruar Nuredin Dumani.
Siç raporton Anila Hoxha, këtë listë Alibeaj ia kishte dhënë Dumanit duke i thënë “i dua të vrarë se kanë marrë pjesë te vrasja e vëllait në Bradashesh”.
Po sot, i penduari i drejtësisë ka treguar detaje sesi ka dalë nga burgu.
Dumani ka deklaruar, se për të dalë nga burgu me ndihmën e personave të tjera ka siguruar një raport nga mjekësia ligjore sikur kishte vetëm tre muaj jetë. Ai dëshmon se më tej, nga spitali i burgut e shtruan në spitalin civil.
Sipas gazetares Anila Hoxha, mësohet se Dumani ka deklaruar se e ka ndihmuar dhëndri i vëllait të ministrit të asaj kohe, Nasip Naços.
“Kam paguar lekë për këtë gjë", ka deklaruar Nuredin Dumani.
Sipas dëshmitarit të drejtësisë, ndërmjetës për ta liruar nga burgu ka qenë avokati Alban Brengasi. Dumani po dëshmon edhe për avokatin Alban Bregasi, duke treguar sesi ky i fundit pagoi para për të dhunuar bashkëshorten e tij.
Lini një Përgjigje