TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Janar 2025, 10:31

Vrasja e Kristian Markut në Vlorë, kqyren kamerat e sigurisë afër vendngjarjes

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Kristian Markut në Vlorë, kqyren kamerat e sigurisë

Një atentat me armë zjarri tronditi Vlorën pasditen e së hënës në Novoselë ku u ekzekutua me breshëri automatike 30-vjeçari Kristian Marku.

Kamerat e sigurisë nga karburanti pranë vendit të ngjarjes shihen nga grupi hetimor si një nga indiciet që mund të çojnë tek identifikimi i autorëve të vrasjes së Kristian Markut.

Nga grupi hetimor do shikohen edhe automjetet që kanë levizur gjatë momentit të ngjarjes, kjo pasi pas djegies së automjetit tip “Golf”, autorët dyshohet se janë ndihmuar nga persona të tjerë.

Por gjithashtu policia po vijon edhe ekspertizën e automjetit të djegur, duke kërkuar edhe në ndonjë gjurmë të mundshme që mund të çojë tek autorët.

Ndërkohë referuar pistës së hetimit, mbetet ajo e hakmarrjes mbi ngjarjet e ndodhur ndër vite në Rrëshen.

Lini një Përgjigje