TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Janar 2025, 22:31

Rindërtohet skena, si ndodhi atentati ndaj Kristian Markut në Fier-Vlorë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Rindërtohet skena, si ndodhi atentati ndaj Kristian Markut në

Rindërtohet skena e atentatit në autostradën Fier-Vlorë. Makina Kristian Markut u ndoq nga një automjet tip Golf dhe sapo kaloi një karburant u qëllua drejt saj duke lënë të vdekur 30-vjeçarin.

Në vendngjarje u gjetën 11 gëzhoja, dyshohet të një pistolete Glock, raporton 'Euronews Albania'.

Pas të shtënave, makina e autorëve u largua drejt Vlorës, ndërsa automjeti i viktimës lëvizi edhe 400 metra përpara se të përplasej me trafikndarësen dhe një tjetër makinë, duke shkaktuar një aksident zinxhir.

Autorët dogjën automjetin e tyre 2 km larg, pranë zonës “Kripa”.

Lini një Përgjigje