TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Janar 2025, 10:48

Apeli e la në burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës, Laert Haxhiu rekurs në Gjykatën e Lartë

Shkruar nga Pamfleti
Apeli e la në burgim të përjetshëm për masakrën e
Laert Haxhiu

Laert Haxhiu nëpërmjet avokatit të tij Detar Hysi ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë rekursin për vendimin e apelit të GJKKO që e la në burg për jetë për masakrën e Lushnjës.

Në argumentet e parashtruara ndaj Gjykatës së Lartë, avokati Hysi ka renditur faktin se gjykata ka tejkaluar kompetencat, vendimi nuk është në përputhje me ligjin dhe se me këtë vendimmarrje po tentohet të hapet një sagë vrasjesh në qytetin e Lushnjës, duke cenuar sigurinë kombëtare të jetës në vendin tonë.

Po ashtu, ai shton se një nga anëtarët e trupit gjykues të Apelit të GJKKO-së ka votuar për pafajësi për masakrën.

Prej tre javësh Laert Haxhiu është transferuar në burgun e sigurisë se lartë të Drenovës.

Prokuroria e Posaçme ka arritur të dokumentojë veprimtarinë kriminale të grupit të Laert Haxhiut mes prillit të vitit 2021 deri në maj të 2023, moment në të cilën në Greqi u arrestua kapo i bandës Laert Haxhiu.

'Është dokumentuar se aktiviteti kriminal i këtij grupimi të strukturuar është i shtrirë nga muaji prill i vitit 2021 deri në muajin maj të vitit 2023, kur dhe arrestohet në Greqi, drejtuesi dhe organizatori i këtij grupimi kriminal, Laert Haxhiu – personi ndaj të cilit vijojnë hetimet, pas ekstradimit të tij nga Greqia. Laert Haxhiu, organizatori dhe drejtuesi i këtij grupimi kriminal,  ku bënin pjesë edhe të akuzuarit; Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi), Ligor Romaçka, Bledar Berberi dhe Erisiano Abedini, e filloi ndërmarrjen e akteve kriminale ndaj jetës, shëndetit dhe pronës së viktimave të krimeve, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e kushëririt të tij (djalit të xhaxhait) Klodian Haxhiut, të ndodhur vite më parë dhe pas arrestimit lidhjeve të tij të ngushta shoqërore, shtetasve Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

I drejtuar dhe e organizuar nga Laert Haxhiu, grupimi i tij kriminal ndërmori akte konkrete kriminale për vrasjen e personave, të cilët i mendonte si pjesëtarë të grupimit kriminal të Aldo Bares, për të cilët besonte se kishin qenë të përfshirë në vrasjen e kushëririt të tij. Aktet kriminale të këtij grupimi të strukturuar nuk synuan vetëm jetën dhe shëndetin e kundërshtarëve të supozuar, por dhe shkatërrimin e pronës së tyre si dhe akte vjedhjeje të pronës me përdorim të armëve. Përveç vrasjeve të Çajup Selimit e Albi (Dijonist) Bashaliut, të gjitha krimet e tjera të lartpërmendura janë organizuar, shtyrë dhe ekzekutuar në shenjë hakmarrjeje dhe për të njëjtat motive.', thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme.

Ky grup kriminal ndërmori disa vrasje ndaj personave të cilët i mendonte si pjesëtar të grupit të Aldo Bares në Lushnjë, rivali i Laert Haxhiu. Përveç vrasjeve grupi organizoi edhe shaktërrimin e pronës së personave të grupit kundërshtar si dhe vjedhje të pronës me armë.

Lini një Përgjigje