TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Janar 2025, 15:13

U gjet i vdekur në oborrin e banesës, arrestohet autori i vrasjes së 81-vjeçarit në Zall Bastar

Shkruar nga Pamfleti
U gjet i vdekur në oborrin e banesës, arrestohet autori i vrasjes
Xhemal Meta

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta në Zall Bastar. Bëhet fjalë për shtetasin Isuf Hasa. Policia ka gjetur dhe sekuestruar sendin e përdorur në krim si dhe paratë e vjedhura.

I moshuari u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë së tij. Në fillim ngjarja u raportua si aksidentale, por më pas rezultoi se ai kishte dëmtime të rënda në kokë, që ishin shkaktuar nga sende të forta.

Dy ditë më parë (13 janar) Xhelal Meta kishte dalë nga shtëpia për në kafen e fshatit. Pas ekzaminimeve mjeko-ligjore rezulton se i moshuari ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga goditje me sende të forta. Si pasojë, 81-vjeçari ka humbur jetën.

"Në vijim të informacionit të dhënë me datë 13.01.2025, i cili bën fjalën për gjetjen pa shenja jete të shtetasit Xh.M, në oborrin e banesës së tij, në Zall-Bastar, ju bëjmë me dije se:

Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake si dhe ekzaminimit mjeko-ligjor ka rezultuar se shtetasi Xh.M, ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të dyshuara të shkaktuara nga goditje me sende të forta.

Paraprakisht, në lidhje me këtë ngjarje nga ana e DVP Tiranë, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i kodit penal.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor dhe për përcaktimin rrethanave konkrete të ngjarjes dhe shkaqeve të humbjes se jetës së shtetasit Xh.M", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje