TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Janar 2025, 14:29

Aksident i rëndë në Lushnje, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal; plagosen 3 persona

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Lushnje, makina del nga rruga dhe

Një aksident rrugor është shënuar sot në fshatin Bubullimë të Lushnjës. Një makinë tip VW Turan ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shoferi, 40 vjeç dhe dy pasagjerë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se një automjet tip Fuoristradë me targa të huaja i ka ngushtuar rrugën makinës VW Turan teksa po tentonte parakalonte.

Policia ndodhet në vendgjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Lini një Përgjigje