TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Janar 2025, 17:22

Policia zbardh detaje nga vrasja e 81-vjeçarit: U qëllua me çekiç në kokë nga fqinji i tij

Shkruar nga Pamfleti

Policia zbardh detaje nga vrasja e 81-vjeçarit: U qëllua me

Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë në Zall Bastar në Tiranë, ku një 81-vjeçar u gjet i pajetë në oborrin e banesës.

Drejtori i Policisë Elton Alushi, në një deklaratë për mediat tha se autori i krimit Isuf Hasa 64-vjeç ka shkuar në shtëpinë e Metës dhe të dy janë konfliktuar për motive të dobëta. Më pas ai goditur më çekiç Xhemal Metën dhe i ka vjedhur paratë që kishte në xhep. Autori i ngjarjes ishte fqinj i viktimës, ndërsa 81-vjeçari jetonte i vetëm në banesën e tij.

Bëhet me dije gjithashtu, se çekiçi me të cilin goditi 81-vjeçarin, u sekuestrua në banesën e vajzës së autorit. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 81-vjeçarit ndërsa ka sekuestruar sendin e përdorur në krim si dhe paratë e vjedhura.

Lidhur me ngjarjen u morën në pyetje 20 banorë të fshatit, të cilët u pyetën nëse mund të kenë dijeni.

““Lindi dyshimi se është vrarë me sende të forta, vijoi puna për zbardhjen e rrethana për këtë ngjarje.  Kanë kryer një sërë veprimesh dhe pas punës hetimore brenda 48 orëve është bërë e mundur kapja e autorit të dyshuar. Isuf Hasa ka shkuar në banesën e tij dhe e ka qëlluar me çekiç dyshohet se autori pasi e ka goditur i ka marrë edhe lekët që viktima ka pasur në xhep dhe është larguar, është sekuestruar një sasi lekësh prej 200 mijë lekë. Në banesën e vajzës së tij u gjet çekiçi që ai ka kryer vrasjen”, tha drejtori i Policisë.

Kujtojmë se Xhemal Meta u gjet i vdekur dy ditë më parë pranë banesës së tij në fshatin Shëngjin i Vogël në zonën e Zall Bastarit, Tiranë. Ekspertiza mjeko ligjore konstatoi dëmtime pas kokës së të moshuarit, të cilat vërtetuan se janë shkaktuar nga goditja me sende të forta.

Lini një Përgjigje