TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Janar 2025, 16:19

Vrasja në Zall-Bastar, flet djali i 81-vjeçarit: Babanë mund ta kenë vrarë për para, kishte në portofol 3 mln lekë

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja në Zall-Bastar, flet djali i 81-vjeçarit: Babanë mund ta

Zbardhet dëshmia e djalit të 81-vjeçarit i cili u gjet i vrarë në oborrin e shtëpisë në Zall Bastar. Ai shprehet se babai i tij nuk kishte konflikte me asnjë njeri, pasi të pakta familje që janë në fshat, të gjithë janë të afërm me njëri-tjetrin.

I moshuari jetonte i vetëm në banesën në fshat, dhe hera herës vizitonte edhe fëmijët në kryeqytet. Djali tregon për “Report Tv “se vdekjen e tij në oborrin e shtëpisë e menduan aksidentale pasi nuk kanë pasur probleme me askënd në fshat. Por, ekspertiza vërtetoi se ishte një vrasje. Sipas dëshmisë së djalit, babai i tij shkonte mirë me të gjithë në zonë dhe nuk ka asnjë person të dyshuar që mund ta ketë vrarë.

Djali i viktimës thotë se ekziston mundësia që ta kenë grabitur pasi nuk i janë gjendur sendet personale. Ai shton se në portofolin e 81-vjeçarit mund të kishte deri në 3 milionë lekë.

“Babai si çdo i moshuar i zonës mbante gjithmonë lekë me vete, blinte e shiste ndonjë bagëti, mund të kishte 2-3 milionë lekë”, tha ai.

Lini një Përgjigje