TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Janar 2025, 20:08

Kapet gomonia me kokainë në Spanjë, arrestohen 7 shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

Kapet gomonia me kokainë në Spanjë, arrestohen 7 shqiptarë

Policia spanjolle ka arrestuar 7 shqiptarë gjatë një aksioni për goditjen e trafikut të drogës. Mësohet se është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kokaine, ende e pa peshuar ndërsa u kapën në një gomone me tre motorë me fuqi prej 450 HP.

Shqiptarët kishin lidhje edhe me anijen e peshkimit e kapur në vitin 2023 para se të arrinin në Cíes, me sasinë gjigante prej 7500 kilogramësh kokainë.

Sipas policisë, është konfiskuar një sasi e konsiderueshme kokaine e shpërndarë në pako, si dhe materiale që lidhen me trafikun e drogës.

Zbulimi i gomones në Rego do Alcalde, i njëjti vend ku u shfaq një tjetër gomone e bllokuar ditën e Krishtlindjes, përforcon hipotezat e një lidhjeje të drejtpërdrejtë me një anije tjetër që do të dërgonte drogën në det të hapur.

Kapet gomonia me kokainë në Spanjë, arrestohen 7 shqiptarë

Lini një Përgjigje