TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Janar 2026, 14:19

Grabiti supermarketin në Yzberisht dhe kërcënoi me thikë shitësen, arrestohet 40-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Grabiti supermarketin në Yzberisht dhe kërcënoi me thikë
Pamje nga arrestimi

Është vënë në pranga autori i vjedhjes me dhunë ditën e djeshme në një market në zonën e Yzberishtit, Tiranë.

40-vjeçari,  kërcënoi dhe lëndoi me thikë shitësen për t’i marrë paratë nga kasa.

Punonjësja e marketit që u dëmtua në dorë, nga thika që mbante autori, në tentativë për ta ndaluar.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve intensive hetimore të kryera për zbardhjen e vjedhjes së kryer dje, në kërcënimin e thikës, në një market në Yzberisht, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Intervent”.

Si rezultat i operacionit u identifikua, u kap në Rrugën e Qelqit dhe u vu në pranga autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi E. T.(T), 40 vjeç, banues në Tiranë.

Punonjësja e marketit që u dëmtua në dorë, nga thika që mbante autori, në tentativë për ta ndaluar atë, mori mjekim dhe u largua nga spitali. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e  policisë.

vjedhje ne yzberisht

Lini një Përgjigje