TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Janar 2026, 10:00

Dalin pamjet si nisi zjarri në tregun te "5 Maji" që shkrumboi mbi 50 dyqane (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Dalin pamjet si nisi zjarri në tregun te "5 Maji" që
pamjet si nisi zjarri në tregun te "5 Maji"

Kanë dalë pamjet si nisi zjarri nis me një prej dyqaneve në tregun e  rrobave të përdorura në magazinat e tregut te ish Uzina Dinamo në zonën e Medresesë.

Në pamjet e publikuara nga mediat tregon se ku ra zjarri, që më pas u përhap në magazina, duke shkrumbuar 50 prej tyre.

Siç shihet nga pamjet, në fillim nga një dyqan nis të dalë tym dhe më pas shpërthen flaka e fuqishme.

Flakët që nisën në dyqanin që shihni në video u përhapën me shpejtësi edhe në të tjerë për shkak të intensitetit të lartë dhe materialeve lehtësisht të djegshme. Situata u konsiderua kritike dhe u desh ndërhyrja e dhjetëra forcave zjarrfikëse nga Tirana, Kamza, Vora, Elbasani si dhe mbështetjes së Forcave të Armatosura që zjarri të izolohej dhe vihej nën kontroll.

Nga ngjarja fatmirësisht nuk ka persona të lënduar ndërsa sipas një vlerësimi paraprak nga Bashkia e Tiranës dhe tregtarët humbjet llogariten në miliona euro.

 

pamjet si nisi zjarri në tregun te

Lini një Përgjigje