TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Janar 2026, 22:32

Kreu i zjarrfikësve të Tiranë: Vatra te "5 Maji" drejt shuarjes

Shkruar nga Pamfleti

Kreu i zjarrfikësve të Tiranë: Vatra te "5 Maji" drejt

Shkëlqim Goxhaj, drejtori i Zjarrfikëses së Tiranës, njoftoi se vatra e zjarrit në tregun e rrobave te “5 Maji” po shkon drejt shuarjes.

Ai theksoi se zjarrfikësit po kryejnë një punë heroike për të izoluar plotësisht flakët. Sipas tij, kapanonet e përfshira nga zjarri përmbajnë kryesisht rroba dhe objekte plastike, që kanë favorizuar përhapjen e flakëve, ndërsa ende nuk është e qartë nëse ka bombula gazi brenda.

Zjarri është lokalizuar vetëm te objekti që ra në fillim. Ishte ora e parë e ndërhyrjes, ku u përballëm me materialet dhe çatinë që përhapnin flakët. Më pas kaluam në izolimin e plotë të vatrës, duke angazhuar forca nga Tirana, Kamza, Vorë dhe Elbasan, me mbështetje nga policia shtetërore dhe ajo bashkiake,” deklaroi Goxhaj.

Ai shtoi se dyqanet e tjera janë të sigurta dhe zjarri nuk është përhapur më tej. Për shkak të sasisë së madhe të rrobave dhe materialeve plastike, zjarrfikësit po vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe ekspertiza e plotë do të bëhet nga policia dhe specialistët e zjarrfikëses.

Lini një Përgjigje