TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Janar 2026, 07:25

Sherr i madh në burgun e sigurisë së lartë, Astmer Bilali dhe Mikel Thani përfundojnë në spital

Shkruar nga Pamfleti
Sherr i madh në burgun e sigurisë së lartë, Astmer Bilali
Sherr i madh në burgun e sigurisë së lartë/ Foto ilustrim

Një konflikt i dhunshëm ka shpërthyer dje në burgun e Reçit, në Malësinë e Madhe, ku dy të dënuar janë përplasur fizikisht, duke përfunduar me dëmtime të rënda.

Sipas Ora News, personat e përfshirë në sherr janë Astmer Bilali dhe Mikel Thani, të cilët pas përplasjes janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Burgut në Tiranë për mjekim të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës së drekës, kur mes tyre nisi një debat i cili degjeneroi shpejt në dhunë fizike. Sipas burimeve, Thanit i janë bashkuar disa të burgosur të tjerë, duke acaruar më tej situatën.

Rojet e burgut ndërhynë për të ndarë palët, ndërsa të dy të dënuarit kanë pësuar dëmtime të shumta në trup.

Kush janë të përfshirët në konflikt?

Mikel Thani u arrestua në vitin 2015, i dyshuar për plagosjen e prindërve të ish të fejuarës dhe një të miture.

Astmer Bilali është arrestuar si pjesë e hetimeve të dosjes së gjerë “Metamorfoza”.Ky nuk është incidenti i parë i dhunshëm në burgun e Reçit. Pak kohë më parë, një tjetër konflikt mes të dënuarve Safet Bajri dhe Sokol Sanxhaktari u pasua me lëndime dhe ndërhyrje të forcave të sigurisë.

astmer bilali dhe mikel thani përfundojnë në spital

Lini një Përgjigje