Një incident është shënuar pak më parë pranë zjarrit, mes një tregtari dhe një përgjegjësi të tregut te "5 Maji".
Tregtari e ka akuzuar se ai është fajtor për zjarrin e madh. Kjo ka detyruar policinë të ndërhyjë duke e shoqëruar për në komisariat.
Grupi hetimor që po heton zjarrin që ra një natë më parë në tregun tek ish-Uzina Dinamo në rrugën “5 Maji” ka kryer ekspertizën mëngjesin e të premtes.
Sipas hetimeve, dyshohet se zjarri ka ardhur nga një shkëndijë elektrike në kabullin e paneleve diellore.
Zjarri i madh që përfshiu mbrëmjen e së enjtes disa magazina në rrugën “5 Maji” në Tiranë shkaktoi dëme të rënda ekonomike. Edhe mëngjesin e së premtes, disa vatra mbetën aktive, ndërsa zjarrfikësit nga Tirana, Elbasani dhe Vora vijuan punën për shuarjen e plotë të flakëve.
Zjarri nisi nga një dyqan dhe u përhap në kapanon, duke prekur rreth 100 dyqane me mallra tekstile dhe plastike. Dëmet llogariten në miliona euro, ndërsa qindra tregtarë janë prekur rëndë.
Lini një Përgjigje