Dëmet materiale që ka lënë pas zjarri masiv që përfshiu tregun e rrobave të përdorura në lagjen “5 Maji” mbrëmjen e djeshme, janë kolosale.
Një prej pronarëve që iu shkrumbua dyqani në magazinat e ‘5 majit’, deklaroi se zjarri ka ardhur nga panelet e dritave, ndërsa fajëson strukturat për ngjarjen. Ai tha për mediat se dëmi nga zjarri shkon rreth 200 milionë lekë.
Ndërkohë ai shtoi se biznesin nuk e kishte të siguruar, pasi nuk plotësonte kriteret për t’u siguruar.
Biznesmenët shprehen të zhgënjyer nga ndërhyrja e forcave zjarrfikëse duke thënë se kapanonet e tjera, përveç atij nga nisën flakët, mund të ishin shpëtuar.
“Unë kam pasur dyqanin më të vogël këtu. Vlera e mallit sa të duash mbi 200 milionë lekë, po të tjerët që kanë më shumë. Unë tregtoja çorape, geta, streçe. Vajza ime kishte dy dyqane.
Ferdinant Martaneshi: Unë kam pasur dyqanin më të vogël këtu. Malli është më tepër se 200 milionë lekë, unë më i vogli, po të tjerët që kanë më shumë. Unë tregtoja çorape dhe geta, streçe, veshmbathje. Unë kisha një, vajza kishte dy, u dogj komplet, ka katër kontejnerë brenda.
U bë pallati te Emeraldi dhe na sollën këtu, ja llamarinat që kanë vendosur këtu. As nuk ka i siguroshin, jemi në qiell të hapur këtu. Nuk na kanë kërkuar të largohemi, i bën kapanonet me gjithë bashkinë, u lidhën me bashkinë. Dyqanet janë shkrumbuar plotësisht.
Nuk na i siguronin, kemi shkuar te sigurimet nuk e merrnin përsipër me këtë lloj ndërtimi këtu. Unë paguaja 517 mijë lekë qira, vajza mbi 1 milionë lekë. Kërkojmë të verifikojë, nuk ka ardhur zjarri nga ne, por për faj të këtyre, te panelet e këtyre. I pamë në kamera. Pak kohë kemi këtu te kjo zonë, gjithë jetën tonë me këto.
Pyetje: Keni dëgjuar këto kohë të jetë interesuar dikush për të ndërtuar diçka tjetër?
Ferdinant Martaneshi: Asgjë nuk di. Llafe qarkullojnë, por që ta dish kështu realisht, asnjëri nuk e di.
Pyetje: Çfarë do bëni sot?
Ferdinant Martaneshi: Çfarë do bëjmë ne, ja po rrimë, po ngrohemi.
Pyetje: Sa lekë ishte malli që iu ka shkuar dëm.
Gati 200 milionë lekë, janë të gjitha faturat, i ka dogana, çorape e veshmbathje.
Lini një Përgjigje