
Në rrugën nacionale Fier-Vlorë, nje segment saj në afërsi të fshatit Feras është përmbytur. Ujërat kanë dalë nga tokat bujqësore, të cilat janë përmbytur nga dalja e lumit Vjosë.
Qarkullimi i automjeteve në aksin Uji i Ftohtë-Tepelenë është bllokuar përkohësisht për shkak të rrëshqitjeve të dherave, të cilat kanë zënë gati 70% të gjerësisë së rrugës në kryqëzimin tek Ura e Leklit.
Ekipi i mirëmbajtjes së rrugës dhe policia ndodhen në vendngjarje, teksa raportohet se automjetet janë duke pritur në radhë nga të dyja akset.
Ndërkohë çarja e rrugës në aksin Përmet-Çarçovë, në afërsi të urës së Çarçovës ndodhet në pikë kritike.
Si pasojë e kësaj situate qarkullimi i makinave drejt Juglindjes së vendit është izoluar.
Lini një Përgjigje