TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Janar 2026, 07:49

Zjarri te tregu te “5 Maji”, Softa: Flakët u përhapën shpejt, shtëllungat dukeshin nga çdo cep i Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri te tregu te “5 Maji”, Softa: Flakët u përhapën

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e së enjtes, më 8 janar, tregun e rrobave të përdorura në lagjen “5 Maji” në Tiranë, duke shkaktuar panik dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme dhe afërsisë së dyqaneve me njëri-tjetrin, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse bëri të mundur neutralizimin e zjarrit.

Sipas ekspertit të sigurisë Fatjon Softa, fatmirësisht ngjarja ndodhi gjatë natës dhe nuk pati persona të pranishëm në ambientet e tregut, duke shmangur rrezikun për jetën e qytetarëve.

 “Zjarret të vështira për shkak edhe të materialeve që ndodhen. Për zjarret nuk ka masa parandalësues, megjithëse se tregjet dhe dyqanet janë afër me njëra-tjetrën. Fakti që zjarri është mundur që të neutralizohet është falë punës së forcave të zjarrfikësve. Shtëllungat e zjarrit, ishim masive, u përhapësh shpejt dhe dukeshin nga çdo cep i Tiranës. Fatmirësisht ngjarja ka ndodhur natën, dhe në ambientet e dyqaneve nuk ka pasur punonjës, tregtarë apo qytetarë”, tha Softa.

Lini një Përgjigje