TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Janar 2026, 08:28

Moti i keq/ Shembet kanali, bllokohet rruga nacionale Klos-Burrel

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq/ Shembet kanali, bllokohet rruga nacionale Klos-Burrel
Shembet kanali, bllokohet rruga nacionale Klos-Burrel

Moti i keq ka shkaktuar problematika në rrugën nacionale Klos-Burrel. Prej më shumë se 2 orësh, kjo rrugë është e bllokuar si pasojë e shembjes së një kanali.

Sasi të mëdha balte dhe inertesh kanë përfunduar në asfalt, duke e bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve.

Në vendngjarje raportohet se është bllokuar edhe një ambulancë, e cila ishte nisur drejt Tiranës me një të sëmurë.

Vargu i automjeteve nga të dyja krahët ka arritur në rreth 10 kilometra, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të bërë të mundur lirimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit normal.

Lini një Përgjigje