Një grup kriminal i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë është goditur nga policia spanjolle. Autoritetet bëjnë të ditur se objektiv i operacionit ishte goditja e një grupi të akuzuar për vjedhje me armë zjarri në banesa në territorin e Spanjës, ku dyshohet se janë marrë para dhe sende me vlerë.
Në kuadër të këtij aksioni janë ndaluar pesë persona, katër prej të cilëve shtetas shqiptarë. Gjatë operacionit janë sekuestruar 10 590 euro, katër ora dore të markave të shtrenjta si dhe një automjet që dyshohet se përdorej nga anëtarët e grupit.
Sipas njoftimit zyrtar Njësia në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar ka bashkëpunuar ngushtë me homologët spanjollë për rreth dy vjet, përmes Oficerit Ndërlidhës në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Madrid.
Në vijim të këtij bashkëpunimi, në janar 2026, Policia e Lezhës arrestoi në Shqipëri një prej pjesëtarëve të dyshuar të grupit, shtetasin me iniciale A. I.
Gjatë periudhës hetimore janë ekzekutuar edhe letërporosi për kontrolle në disa ambiente në Shqipëri, në pronësi apo përdorim të personave të përfshirë në hetim.
Autoritetet bëjnë të ditur se bashkëpunimi me palën spanjolle vijon për kapjen e dy personave të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të cilët dyshohet se janë pjesë e të njëjtit grup kriminal.
"Policia shqiptare kontribuon për zhvillimin e operacionit të koduar “Ferdinand”, të organizuar nga Policia spanjolle. Objektivi i operacionit, goditja e një grupi kriminal të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, të akuzuar për vjedhje me armë zjarri dhe/ose dhunë ekstreme, të parave dhe sendeve me vlerë, në banesa në Spanjë. Në kuadër të operacionit janë ndaluar 5 pjesëtarë të grupit (4, shtetas shqiptarë), si dhe janë sekuestruar 10 590 euro, 4 ora dore të markave të shtrenjta dhe 1 automjet.
Për zhvillimin e këtij operacioni, Njësia për Krimet Shëtitëse “Antiskifter” në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar bashkëpunoi ngushtë, për rreth 2 vjet, me homologët spanjollë, nëpërmjet Oficerit Ndërlidhës në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, në Madrid. Në vijim të këtij bashkëpunimi, në muajin janar 2026, Policia e Lezhës finalizoi operacionin e koduar “Aksi”, si rezultat i të cilit u kap njëri nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal, shtetasi A. I.
Gjithashtu, gjatë periudhës hetimore u ekzekutuan letërporosi për kryerjen e kontrolleve në disa ambiente në Shqipëri, në pronësi/përdorim të pjesëtarëve të grupit. Vijon bashkëpunimi me homologët spanjollë, për kapjen e 2 pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi, të shpallur në kërkim ndërkombëtar", njofton policia.
Lini një Përgjigje