TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shkurt 2026, 09:54

Aksidenti tragjik i 7-vjeçarit në Tiranë/ Lirohen nga qelia dy shoferët, dëshmitë: I ranë paratë në tokë, nuk e pashë

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti tragjik i 7-vjeçarit në Tiranë/ Lirohen nga qelia dy
Pamje nga vendngjarja

Tomorr Shukulli dhe Valentina Koltraku, të arrestuar në lidhje me aksidentin ku humbi jetën një 7-vjeçar, janë liruar nga qelia dhe ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg” për Shukullin dhe “arrest shtëpie” për Koltrakun, por gjykata vendosi që për të dy të zbatohet masa e arrestit shtëpiak.

Gjatë seancës, Shukulli ka deklaruar para trupit gjykues se kishte ndaluar mjetin dhe i kishte dhënë disa para të miturit, të cilat, sipas tij, i kishin rënë në tokë. Ai ka pohuar se nuk e ka vënë re fëmijën dhe, sapo është ndezur semafori, ka nisur lëvizjen, duke e përplasur të miturin që po përpiqej të merrte paratë.

"Ndalova i dhashë ca para. I ranë në tokë, por nuk e kam parë dhe kur u hap semafori kam ecur.", u shpreh shoferi.

Nga ana e saj, Valentina Koltraku ka deklaruar se ndodhej menjëherë pas fuoristradës dhe se pamja e saj ka qenë e kufizuar, duke mos pasur fushëpamje të qartë për situatën.

"Kam qenë pas foristradës dhe nuk kisha fushë pamje.", tha ajo.

Të dy të dyshuarit kanë shprehur tronditje për ngjarjen e rëndë, duke theksuar se bëhet fjalë për një aksident. Shukulli ka shtuar se synimi i tij ishte të ndihmonte të miturin, duke i ofruar disa para.

Lini një Përgjigje