TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shkurt 2026, 08:37

Kishte fshehur kokainën te sahati dritave, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti
Kishte fshehur kokainën te sahati dritave, arrestohet 43-vjeçari
Foto Ilustrim

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, i dyshuar për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjeje.

Sipas mediave italiane, gjatë një kontrolli në banesën e tij, efektivët zbuluan kokainë të ndarë në doza, e cila ishte fshehur brenda një matësi elektrik të vendosur në hyrje të shtëpisë. Nga veprimet hetimore u sekuestruan 24 mbështjellëse me kokainë, me një peshë totale prej rreth 20 gramësh.

Gjatë operacionit, policia gjeti gjithashtu rreth 2 mijë euro para të gatshme, që dyshohet se mund të jenë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm, si dhe një leje drejtimi shqiptare e dyshuar si e falsifikuar.

Referuar raportimeve, 43-vjeçari ka qenë edhe më herët i proceduar penalisht për vepra që lidhen me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Pas arrestimit, ai është dërguar në burgun e Marassit, ndërsa pritet të dalë para autoriteteve gjyqësore italiane për vijimin e procedurave ligjore.

Lini një Përgjigje