Një 26-vjeçare dyshohet si autore e tre rasteve të vjedhjes në Tiranë gjatë dy muajve të fundit. Sipas Policisë së Shtetit, e reja është identifikuar përmes pamjeve të kamerave të sigurisë dhe materialeve të tjera hetimore.
Ngjarja e fundit është regjistruar më 26 shkurt, ku sipas burimeve zyrtare, e dyshuara është përfshirë në një përplasje fizike me një farmaciste gjatë tentativës për vjedhje. Pamjet filmike, të cilat po qarkullojnë në rrjet, e tregojnë të veshur me rroba sportive dhe kapuç në kokë, duke tentuar të shmangë identifikimin.
Policia bën me dije se 26-vjeçarja dyshohet të jetë protagoniste e tre vjedhjeve të ndodhura në zona të ndryshme të kryeqytetit gjatë muajve të fundit. Sipas të njëjtave burime, në disa raste është përdorur edhe dhunë për të realizuar grabitjen.
“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Intervali”, u identifikua dhe u arrestua shtetasja R. S., 26 vjeçe, me precedent të theksuar për vjedhje. Nga këto veprime dyshohet se kjo shtetase: më datë 07.02.2026, ka vjedhur me dhunë në një subjekt; më datë 20.02.2026, i ka vjedhur me dhunë, një shumë parash, një shtetasi; më datë 03.01.2026, ka vjedhur në një subjekt”, thonë blutë.
Në videon e publikuar, mund të shihni se si ajo përleshet me farmacisten dhe arratiset si pa të keq.
Lini një Përgjigje