Dy shqiptarë, babë e bir janë arrestuar nga policia italiane në Bernalda, në provincën e Materës, në kuadër të një operacioni kundër trafikimit të lëndëve narkotike.
Të arrestuarit 60 dhe 32 vjeç, rezultojnë të dënuar për vepra penale të kryera gjatë viteve 2019–2020, të lidhura me trafikun e drogës.
Sipas autoriteteve, dy shtetasit shqiptarë ishin shpallur fajtorë për bashkëpunim në trafikimin e narkotikëve dhe episode të shumta kriminale në këtë fushë. Gjatë kontrolleve, oficerët sekuestruan mbi 50 mijë euro para në dorë, të dyshuara si përfitime nga aktiviteti i paligjshëm, si dhe rreth 20 gramë kokainë dhe materiale për paketimin e saj.
Sipas mediave italiane, në të njëjtin operacion u arrestua edhe një 19-vjeçar italian, i cili u gjet në një pronë të përdorur nga njëri prej të arrestuarve. Atij iu sekuestruan 3 400 euro cash dhe u akuzua për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimi.
Dy shqiptarët janë transferuar në burgun e Materës, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht aktivitetin e dyshuar kriminal.
Lini një Përgjigje