TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Shkurt 2026, 15:06

Ra aksidentalisht nga çatia e banesës, humb jetën 49-vjeçari në Shkodër!

Shkruar nga Pamfleti
Ra aksidentalisht nga çatia e banesës, humb jetën
Foto ilustruese

Një 49-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Shkodër pasi dyshohet se ra aksidentalisht nga çatia e banesës së tij në fshatin Grudë e Re.

Familjarët e dërguan atë me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër por pavarësisht ndihmës mjekësore, 49-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

"Rreth orës 14:00, në Spitalin Rajonal Shkodër është dërguar për mjekim, nga familjarët e tij, shtetasi K. Gj., 49 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht nga çatia e banesës së tij. 49 vjeçari  ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra", njofton policia.

shkodër 49-vjeçari

1 Komente

  1. T
    Tony

    Paska pasur shtepi te mire e te shtrenjte, si duket i ka dale ndonje hak. Karma is bitch.

    Lini një Përgjigje