TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Shkurt 2026, 20:52

Pritet të “zbërthejë” botën e krimit, publikohen pamjet e ekstradimit të Durim Bamit nga Dubai në Shqipëri (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Pritet të “zbërthejë” botën e krimit,

Ekstradimi i Bamit konsiderohet si një moment kyç për drejtësinë shqiptare, pasi ai konsiderohet një personazh që mund të japë dëshmi të vlefshme për zbardhjen e disa ngjarjeve të rënda kriminale të viteve të fundit.

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e plota të ekstradimit nga Dubai drejt Shqipërisë të të shumëkërkuarit Durim Bami.

47-vjeçari mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit nën masa të rrepta sigurie. Ai u shoqërua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forca Kombëtare e Sigurisë, Forcat “Shqiponja” si dhe nga Policia e Burgjeve.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin e dorëzimit të Bamit tek autoritetet shqiptare dhe transferimin e tij nën shoqërim të forcave speciale.

"Finalizohet ekstradimi nga Dubai, në Shqipëri, i shtetasit të shumëkërkuar D. B. Si rezultat i bashkëpunimit dhe besimit mes Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretizuar me shkëmbim intensiv informacioni mes Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dhabi, si dhe me bashkërendim të veprimeve operacionale, mbrëmjen e sotme, në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasit të shumëkërkuar D. B., 47 vjeç, banues në Krujë. 47-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi më datë 15.05.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.

Në Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë Tereza, i shumëkërkuari u shoqërua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forca Kombëtare e Sigurisë, Forcat “Shqiponja”, Interpol Tirana dhe nga Policia e Burgjeve."-njofton policia.

Bami ishte arrestuar në Dubai në tetor të vitit 2024, pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradimi i Bamit konsiderohet si një moment kyç për drejtësinë shqiptare, pasi ai konsiderohet një personazh që mund të japë dëshmi të vlefshme për zbardhjen e disa ngjarjeve të rënda kriminale të viteve të fundit.

 

 

policia durim bami

Lini një Përgjigje