
Një atentat mafioz me një shqiptar të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në Athinë.
Media greke EPT News ka publikuar foto nga vendgjarja e vrasjes së një biznesmeni shqiptar dhe plagosjes së një tjetri në Athinë.
Në pamjet e publikuara nga media greke duken dy shqiptarët, Irakli Davella dhe Edi Lolo, të shtrirë përtokë.
Raportohet se dy personat ndodheshin në një kafe në momentin që u qëlluan nga një makinë në lëvizje. Si pasojë e disa të shtënave, një shqiptar ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Viktima është identifikuar si Irakli Davella, pronar i një lokali në zonën Peristeri të Athinës
Ndërsa personi tjetër, Edi Lolo ka marrë plagë dhe është dërguar me urgjencë në spital. Ai ka marrë plagë në kokë dhe bark.
Autorët përdorën një makinë të vjedhur në zonën e Peristerit. Policia ka nisur një operacion për gjetjen e autorëve, por ende nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e tyre.



Lini një Përgjigje