TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Dhjetor 2024, 12:00

Rekrutonte të rinj nga Ukraina për të shpërndarë drogë, në pranga 24-vjeçari në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Rekrutonte të rinj nga Ukraina për të shpërndarë

Një 24 vjeçar i quajtur Oleh Kulsha ka rënë në pranga e policisë së Vlorës, pasi së bashku me 4 persona të tjerë shfrytëzonin të rinj nga Ukraina për t’i rekrutuar si shpërndarës droge.

Policia bënë me dije se 4 personat e tjerë janë arrestuar pak ditë më parë.

“Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, kanë finalizuar operacionin “TRANSNACIONAL”, ku si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur vënia në pranga e 24 vjeçarit Oleh Kulsha, banues në qytetin Sumskaja, Ukrainë.

Pas verifikimeve të kryera, rezultoi se ky shtetas, në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, të arrestuar më herët në kuadër të operacionit “TRANSNACIONAL,” ka trafikuar shtetas nga vende të ndryshme të Europës, kryesisht shtetas nga Ukraina, drejt Shqipërisë, me qëllim shfrytëzimin e tyre për punë të kundërligjshme”, njofton policia.

vlore shperndarje droge

Lini një Përgjigje