TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Dhjetor 2024, 13:02

Atentat mafioz ndaj dy shqiptarëve në Athinë; një i vdekur dhe një i plagosur 

Shkruar nga Pamfleti

Atentat mafioz ndaj dy shqiptarëve në Athinë; një i vdekur

Bëhet me dije se si pasojë e të shtënave ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të diele në kryeqytetin grek.

Raportohet se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri jashtë një kafeneje në Athinë. Bëhet me dije se si pasojë e të shtënave ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve të mediave greke, viktima është nga Shqipëria, ashtu si edhe të plagosurit.

Punonjësit e policisë të mbërritur në sheshin Thrakomakedonon po flasin për një ekzekutim mafioz , pasi i vdekuri është qëlluar me plumb në kokë dhe njëri nga dy të plagosurit ndodhet në gjendje shumë të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur jashtë një dyqani që ndodhet në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotini në lagjen Thrakpmakedones, por deri më tani nuk janë bërë më shumë detaje për rastin.

Nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor.

atentat

Lini një Përgjigje