TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Dhjetor 2024, 12:42

U kap me 50 kg drogë, arrestohet 43-vjeçari me dy emra në Berat; ishte shpallur në kërkim në 2023 

Shkruar nga Pamfleti
U kap me 50 kg drogë, arrestohet 43-vjeçari me dy emra në
Foto Ilustrim

Një 43-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim, është arrestuar ditën e sotme nga policia në Berat.

Ai ishte shpallur në kërkim që prej tetorit 2023, për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”, në bashkëpunim.

Gjatë këtij operacioni, blutë kanë vënë në pranga edhe një 20-vjeçar, që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike.

Të arrestuarit janë shtetasi në kërkim Armando alias Bledar Dyli dhe Rejnaldo Muço.

Kapet dhe vihet në pranga vëllai tjetër i shpallur në kërkim gjatë operacionit të zhvilluar në muajin Tetor 2023.

Gjatë kontrolleve për kapjen e këtij shtetasi, Policia vuri në pranga dhe një shtetas tjetër, i cili dyshohet se shpërndante lëndë narkotike.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e 1 shtetasi të shpallur në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e tij.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë kapën shtetasin e shpallur në kërkim A. (B). D., 43 vjeç, banues në fshatin Pobrat, Dimal, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”, në bashkëpunim.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në muajin Tetor 2023, gjatë operacionit “Brothers”, ku në banesën e 2 vëllezërve (1 prej tyre u arrestua gjatë operacionit), u gjetën 50.8 kg lëndë narkotike cannabis dhe 240 rrënjë bimë narkotike cannabis.

Gjithashtu gjatë kontrolleve për kapjen e 43-vjeçarit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 20 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, Berat, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi lënde narkotike cannabis, 1 përforcues grushti dhe një peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

arrestim droge

Lini një Përgjigje