TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Dhjetor 2024, 17:45

Grabitje, pengmarrje dhe vrasje/ Kush është Robert Linadi, 41-vjeçari që u arrestua në Spanjë

Shkruar nga Pamfleti

Grabitje, pengmarrje dhe vrasje/ Kush është Robert Linadi,

41-vjeçari shqiptar Robert Linadi, ka rënë në prangat e policisë spanjolle së bashku me një bullgar e një maroken, të akuzuar për vrasje.

Madje ata kishin planifikuar një grabitje në Majorka të Spanjës. Sipas policisë spanjolle, ata kryen grabitje në disa shtëpi në Marratxí, Port d’Andratx, Palma, Calvià dhe Cala Rajada dhe vende të tjera. Grupi kryente grabitje në shtëpi të banuara dhe hiqte kasaforta nga muri.

Më 27 nëntor, në lagjen Son Ramonell të Marratxí, tre “skifterët” vodhën orë, para, bizhuteri dhe sende të tjera më vlerë.

Grupi kishte planifikuar në mënyrë të përsosur një fushatë grabitjesh për Krishtlindje në disa banesa në Majorka, duke përfituar nga udhëtimet e pronarëve në periudhë festive.

Gjatë kontrolleve, hetuesit kanë gjetur një kasafortë të vjedhur në Marratxí, si dhe 50 ora, bizhuteri të shumta, telefona celularë dhe rreth 3500 euro para cash.

Kush është Robert Linadi?

Robert Linadi, të cilit i është ndaluar hyrja në disa vende evropiane për incidente të ngjashme, ka kryer 17 vite burg për vrasjen me thikë të 30-vjeçarit Xhevahir Demaj nga Malësia e Madhe në një koncert me 400 pjesëmarrës në veri të Londrës në vitin 2004.

Në vitin 2003 ai së bashku me disa djem të tjerë nga Shkodra morën peng në një shtëpi publike në Perëndim te Londrës në lagjen Acton një shtetase shqiptare. Ata i kërkonin tutorit të saj një shumë prej 30 mijë paund në këmbim të lirisë së saj. Pas disa ditë survejimi, Linadi dhe miqtë e tij rrëmbyes u arrestuan pranë Scotland Yardit. Por Robert Linadi do të fitonte lirinë pas tetë muaj qëndrimi në qeli pasi gjykatësi e cilësoi dëshminë e pengut si jo të sinqertë pasi ajo nuk tregoi në gjykatë se kishte punuar më parë si prostitutë në Itali.

Lini një Përgjigje