TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Dhjetor 2024, 15:05

"Dëgjuam të shtëna", dëshmitarja flet për atentatin mafioz ndaj dy shqiptarëve në Athinë

Shkruar nga Pamfleti

"Dëgjuam të shtëna", dëshmitarja flet për

Zbardhen detaje nga atentati mafioz në Greqi ku mbeti i vrarë 47-vjeçari shqiptar Irakli Davella dhe u plagos Edi Lolo.

Irakli Davella u vra me një plumb në kokë, ndërsa autorët kanë qëlluar me gjakftohtësi në drejtim të tyre dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Ndërsa Edi Lolo mbeti i plagosur rëndë me plagë në kokë dhe bark.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, autorët u janë afruar dy shqiptarëve në këmbë dhe më pas i kanë qëlluar me armë zjarri.

“Dëgjuam të shtëna, pamë njerëz me të zeza te lisharëset. Në fillim menduam se po hidhnin fishekzjarrë. Pastaj, pamë një djalë që thërriste ‘i kanë vrarë, i kanë goditur’. Policia erdhi relativisht shpejt, më pas filluan të mblidheshin njerëz, sepse në fillim nuk e kishin kuptuar çfarë kishte ndodhur", thotë një dëshmitare.

Sipas policisë, makina me të cilën autorët kanë lëvizur është vjedhur mëngjesin e sotëm, çka i bën hetuesit të dyshojnë se atentati është planifikuar prej kohësh dhe se autorët mund të jenë pjesë e grupeve rivale.

Lini një Përgjigje