TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Mars 2024, 11:42

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, flet avokati i portugezit Saraiva: Nuk ka prova!

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, flet avokati i portugezit Saraiva: Nuk ka

Kujtim Cakrani avokati i portugezit Ruben Saraiva, i cili dyshohet dhe akuzohet se ka kryer atentatit ndaj Ardian Nikulajt në Shëngjin ka reaguar ditën e sotme pas seancës gjyqësore për mediat.

Sipas Cakranit prokuroria është e paqartë në pretendimet që ka rreth këtij procesi dhe nuk ka një bazë konkrete lidhur me akuzën. Nga ana tjetër Cakrani shton se sipas tij nuk ka asnjë provë nga prokuroria për të dënuar portugezin. 

"Kishim kërkuar gjykatës të rishikoninim masën e sigurimit, prokuroriua dhe gjykata çdo 2 muaj duhet të bëjë një verifikim të masës së sigurimit. Ne u johëm me aktet e prokurorisë. Kemi caktuar datën 20 mars për të dhënë shpejgimet tona për masën e sigurimit. Ne kërkojmë zëvendësimin e masës së sigurimit, në një masë tjetër më të butë. Ai është person nën hetim, nuk e ka marrë statusin e të pandehurit. Jemi në fazën hetimore. Do të njihemi me aktet.

Sot, prokuroria ka sjellë fashikullin. Ne nuk e dimë se çfarë prokuroria pretendon, akoma nuk e kemi lexuar. Prokuroria akoma nuk ka prova që e implikon zotërinë, thjesht ka dyshimet e saj. Në rast të kundërt do të ishte në gjykim dhe jo nën hetim. Ai vazhdon të mohojë akuzat për përfshirjen e tij në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj”, theksoi avokati.

Lini një Përgjigje