
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet lidhur me vrasjen e Pëllumb Metës në Durrës.
Djali i madh Hysen Meta ka refuzuar të qëllojë duke thënë se nuk kishte fare dijeni se si mund të përdorej arma.
“Nuk kam punë me armën”, mësohet të ketë deklaruar Hysen Meta para ekspertëve hetimor. Sa i takon nënës Blerina dhe djalit të vogël, Amarlido, të dy kanë deklaruar se dinë që të qëllojnë me armë zjarri, por ata nuk janë testuar.
Ndërkohe burime bëjnë me dije Hygerta Meta gjatë qitjes në poligon ka treguar ekspertëve konkretisht si e mori armën, si e mbushi dhe si realizoi qitjen. Vajza është ajo që ka marrë përsipër edhe vrasjen e të atit.
Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë dhe ende po vijohen hetimet për të zbuluar se cili nga anëtarët e familjes ka vrarë Pëllumb Metën.
Lini një Përgjigje