TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Mars 2024, 10:05

Vrasja makabre e Pëllumb Metës/ Gruaja dhe dy fëmijët dërgohen në poligon qitjeje, të tre dinë të përdorin armën

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja makabre e Pëllumb Metës/ Gruaja dhe dy fëmijët

Tre fëmijët Hyseni, Hygerta, dhe Amarildo së bashku me gruan e Pëllumb Metës, Blerina Meta dinë të përdorin armë.

Hetimet për vrasjen e Pëllumb metës vijojnë ende, pasi dinamika e ngjarjes është ende e paqartë. Burime bëjnë me dije se Prokuroria ka kryer eksperimentin hetimor.

Dy fëmijët dhe nëna e tyre janë dërguar në një poligon qitjeje në Durrës, nga ky kanë kryer qitje me armë.

Sipas burimeve, të tre fëmijët Hyseni, Hygerta, dhe Amarildo së bashku me gruan e Pëllumb Metës, Blerina Meta dinë të përdorin armë. 

Mësohet se sot kanë dalë rezultatet e analizave nga laboratori i kriminalistikës, në lidhje me gjurmët e gjetura në armën e zjarrit me të cilën u qëllua 50-vjeçari.

Bëhet me dije se në pistoletë janë gjetur gjurmë të vëllait të vogël, Amarildo Meta. Ndërsa vëllai i madh Hysen Meta ka refuzuar të qëllojë duke thënë se nuk kishte fare dijeni se si mund të përdorej arma.

Prokuroria ka rikthyer në shtëpinë ku ka ndodhur krimi, Hygerta Metën, pasi ajo pretendon se është ajo autorja e vrasjes të së atit, Pëllumb Meta. Ajo ka shpjeguar krimin në prani të ekspertëve, ku u përcaktua distanca, trajektorja dhe detaje të tjera.

Dërgimi i Hygertës në shtëpinë ku ndodhi krimi makabër, erdhi si pasojë e dy eksperimenteve që prokuroria do të kryente në tentativë për të zbuluar se kush është autori i vërtetë i ngjarjes dhe cili është roli i secilit bashkëpunëtor.

Eksperimenti i dytë lidhet me hapjen e gropës, ku u gjet trupi i pajetë i babait të 4 fëmijëve.

Për krimin makabër, vrasjen e më pas groposjen e 49-vjecarit, janë arrestuar dy djemtë Hyseni dhe Amarildo, si dhe vajza, Hygerta Meta. Fillimisht ishte vajza e cila pranoi se kishte vrarë babain, pasi ai do të fejonte pa dëshirën e saj, më pas hetuesit dolën në konkluzionin se autor i vrasjes është djali Hyseni. Por, në gjykatë, Hygerta këmbënguli se e kreu krimin e vetme, çka i çoi hetimet në pikën zero.

Pëllumb Meta u denoncua si i zhdukur nga djali Hyseni tri ditë pasi e kishin vrarë brenda në shtëpi dhe zhdukur trupin pranë kasolles. Pas zbulimit të trupit, Hygerta pranoi krimin dhe tha se babai kishte vendosur ta fejonte me një emigrant pa dëshirë, ndërsa pretendonte se babai i kishte dhunuar në mënyrë sistematike. 

Lini një Përgjigje