TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Mars 2024, 16:25

U kap me kokainë në makinë, arrestohet 22-vjeçari në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

U kap me kokainë në makinë, arrestohet 22-vjeçari në

Një 22-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës.

Sipas uniformave blu, i riu është kapur me një sasi të vogël lënde narkotike kokaine në makinën që drejtonte.

“Specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi nga kontrolli në automjetin që ky shtetas drejtonte në gjendje të dehur, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike kokaine“, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje