TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Mars 2024, 15:48

Publikohet video e masakrës në Itali, 23-vjeçari hap zjarr ndaj shqiptarëve në lokalin e mbushur me klientë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Publikohet video e masakrës në Itali, 23-vjeçari hap zjarr ndaj

Janë publikuar pamjet që tregojnë momentin nga ngjarja e rëndë, ku nga të shtënat me armë zjarri humbi jetën një shqiptar dhe u plagosën tre bashkëkombës të tjerë.

Është publikuar video kur autori i dyshuar i masakrës në Frosinone të Italisë, Mikea Zeka hap zjarr ndaj grupit të shqiptarëve duke lënë të vdekur një prej tyre dhe plagosur 3 të tjerë.

Gjithçka nisi në ambientet e lokalit “Shake” në rrugën “Aldo Moro” në Frosinoni, ku 4 shqiptarë të ulur në një tavolinë filluan debatin me 5 të tjerë po me origjinë shqiptare të ulur në një tavolinë tjetër.

Pas grindjeve mes tyre, 23-vjeçari Mikea Zeka ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar 10 plumba në drejtim të grupit tjetër, ku një prej tyre kapi në gjoks 27-vjeçarin Kasem Kasmi i cili humbi jetën në vend, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur.

Në rrugën paralele me Via Aldo Moro, policia sekuestroi makinën me të cilën grupi i sulmuesve kishte mbërritur në qendër të Frosinone.

Në momentin e të shtënave, në restorant ndodheshin të paktën 50 klientë.

Qytetarët e tmerruar nga të shtënat me armë futen poshtë tavolinave për të shpëtuar, ndërsa në sfond dëgjohen 7 të shtëna me armë. Në lokal ishin të shumtë familjarët, ndërsa shihet dhe një nënë që merr karrocën me fëmijën e saj dhe largohet me vrap mga lokali.

Mediat e huaja raportojnë se përplasja mes dy shqiptarëve ka ndodhur për kontrollin e zonave për trafikun e drogës dhe prostitucionit, ndërsa autori i kësaj ngjarje, Mikea Zaka është shprehur se janë konfliktuar për një vajzë.

“Isha në bar me miqtë e mi kur u afrua një makinë. Menjëherë pashë Ervinin dhe vëllain e tij Kasen që po vinte drejt meje në mënyrë kërcënuese. Me Kasen kam pasur një mosmarrëveshje të vjetër për arsye sentimentale për shkak të një vajze. Kur të katërt iu afruan tavolinës sonë, menjëherë na sulmuan me fjalë dhe filloi një sherr. Në atë moment mora armën dhe qëllova. Por për të mbrojtur veten”, ka thënë autori para uniformave blu, teksa ka shprehur pendese për ngjarjen e ndodhur.

Dinamika e ngjarjes:

Ishte pothuajse ora 19:30 kur 4 shqiptarë dalin nga një makinë e marrë me qira disa ditë më parë dhe i afrohen një tavoline jashtë 'Shake Bar', zemra e jetës së natës dhe pikëtakimi për të rinjtë në Frosinone, në Via Aldo Moro qendrore. Në tavolinë janë pesë bashkatdhetarë me të cilët diskutimi degjeneron shpejt. Në rrezik është dominimi mbi tregun e drogës dhe prostitucionit. Me pak fjalë, nga fjalët kalojmë në vepra derisa njëri nga të pestët, i ulur në tavolinë , nxjerr armën dhe qëllon në drejtim të katër bashkatdhetarëve që mbërritën me makinë.

Një i vdekur dhe tre të plagosur

Nga të shtënat njëri mbetet në tokë dhe vdes pas rreth njëzet minutash. Të plagosurit e tjerë janë dërguar në spitalin e Frosinone. Njëri prej tyre, në gjendje shumë të rëndë (i cili fillimisht u dorëzua për të vdekur) u transferua në San Camillo të Romës gjatë natës ku ndodhet në terapi intensive pas një plumbi që e goditi në gjoks. Kushtet e dy të tjerëve, të goditur në këmbë, megjithatë nuk shkaktojnë shqetësim.

Mikea Zeka pranon krimin

Autori 23-vjeçar Mikea Zeka u dorëzua vetë rreth dy orë pas ngjarjes. Ai është marrë në pyetje deri në orën 03:30 të mëngjesit dhe tashmë ndodhet i arrestuar për vrasje dhe tentativë të trefishtë vetëvrasjeje. Deri më tani nuk është gjetur arma e krimit.

Sipas të përditshmes italiane, falë dëshmisë së tij, autoritetet kanë arritur të zbardhin edhe një pjesë të dinamikës së ngjarjes. Zaka ka thënë se ka qenë në lokal me një grup shokësh kur para orës 19:30 në lokal kanë mbërritur 4 shqiptarët e tjerë. Nga dëshmia e tij, por edhe këqyrja e kamerave të sigurisë, rezulton se me armë është qëlluar nga brenda lokalit. Pra ndryshe nga çfarë ishte raportuar se autori kishte shkuar me një makinë tip Lancia Ypsilon.

Zaka është shprehur se arma nuk është e tij, por ia kishte marrë nga duart njërit prej personave që hynë në lokal. Por këtë version policia pritet që ta vërtetojë pas hetimeve të thelluara. Sipas një piste tjetër, dy shqiptarët që kanë shkuar me makinë tek vendi i ngjarjes mendohet të kenë qenë të pajisur me një thikë, ndërsa i arrestuari qëlloi për të mbrojtur veten. Zaka nuk ka rekorde kriminale, por vetëm vitin e kaluar është ndaluar për drogë në Casermone ku u kap me një sasi të madhe parash dhe dyshohej si korrier i një bande droge.

Në dëshminë e tij, Mikea Zeka ka deklaruar se me 27-vjeçarin shqiptar kanë pasur një konflikt për një vajzë, ndërsa thekson se ai është sulmuar ndaj ka qëlluar për vetëmbrojtje. Por,  ka dyshime në lidhje me këto deklaratë të autorit të dyshuar, pasi pista kryesore është ajo e kontrollit të territorit për trafik droge.

 

masake itali 23 vjecari zjarr shqiptare kliente lokal video

Lini një Përgjigje