
43-vjeçari Endri Pani i shpallur në kërkim nga policia është arrestuar ditën e sotme në pikën kufitare të Kapshticës.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me shtetasin me inicialet J.S., tentuan të të kalonin drejt Greqisë 51 kilogramë kanabis.
Aata tentuan të kalonin sasinë e kanabisit drejt Greqisë me automjet, me datën 08.03.2024, por u zbuluan nga policia në kuadër të operacionit “Again’.
“Në vijim të punës për dokumentimin e plotë me prova ligjore dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të implikuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, në kuadër të operacionit "Again" të zhvilluar më datë 08.03.2024, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, u ndalua shtetasi në kërkim E. P., 43 vjeç, banues në Korçë.
Nga veprimet intensive hetimore të kryera për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, rezulton se ky shtetas, është bashkëpunëtor me shtetasin J. S., i cili u ndalua në Pikën Kufitare të Kapshticës, në tentativë për të trafikuar me automjetin e tij, drejt Greqisë, 51 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje