TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Qershor 2026, 20:23

Policia sqaron aksidentin tragjik në Ksamil: Mjeti jonë i ndaluar 400 metra larg bregut, 22-vjeçari lundronte me jet ski

Shkruar nga Pamfleti
Policia sqaron aksidentin tragjik në Ksamil: Mjeti jonë i ndaluar 400
Policia kufitare

Policia ka reaguar pas aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e së hënës në Ksamil, ku humbi jetën një 22-vjeçar.

Në një njoftim zyrtar, autoritetet kanë zbardhur detajet paraprake të ngjarjes, duke bërë me dije se viktima është shtetasi A.K., rreth 22 vjeç, banues në Ksamil, i identifikuar si Albiano Kreçi.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, kur i riu po lundronte në det me një mjet lundrues tip jet ski dhe dyshohet se, për shkak të shpejtësisë së lartë, është përplasur me skafin e Policisë Kufitare.

“Rreth orës 18:30, në Ksamil, shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, banues në Ksamil, duke lundruar në det me një mjet lundrues tip jet ski, dyshohet se, si pasojë e lundrimit me shpejtësi, është përplasur me skafin e Policisë Kufitare, i cili ishte i stacionuar (i ndaluar) rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas të njëjtave burime, menjëherë pas përplasjes, punonjësit e Policisë Kufitare dhe drejtues të tjerë të mjeteve lundruese që ndodheshin në zonë kanë nxjerrë të riun nga deti dhe e kanë transportuar me urgjencë drejt spitalit.

“Si pasojë e përplasjes, u dëmtua drejtuesi i mjetit lundrues, i cili u nxor menjëherë nga deti nga punonjësit e Policisë dhe drejtues të tjerë të mjeteve lundruese që ndodheshin në zonë dhe u transportua me urgjencë në spital, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën”, sqaron policia.

Fillimisht u raportua edhe për persona të plagosur, ndërsa policia në reagimin zyrtar nuk e konfirmon. 

Njoftimi i plotë

Rreth orës 18:30, në Ksamil, shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, banues në Ksamil, duke lundruar në det me një mjet lundrues tip jet ski (makinë lundruese), dyshohet se, si pasojë e lundrimit me shpejtësi, është përplasur me skafin e Policisë Kufitare, i cili ishte i stacionuar (i ndaluar) rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare. 

Si pasojë e përplasjes, u dëmtua drejtuesi i mjetit lundrues, i cili u nxor menjëherë nga deti nga punonjësit e Policisë dhe drejtues të tjerë të mjeteve lundruese që ndodheshin në zonë, dhe u transportua me urgjencë në spital, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën. 

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

1 Komente

  1. T
    Tony

    Pse duhet te godiste me mjetin e tij djali kur 400m larg bregut ishte i ndalur per vrojtim mjeti i policise? Kete e di Zoti...

    Lini një Përgjigje